Lajme

Banorët e Drenicës u aktivizuan që në agim që ta ndalin sot Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 09 September 2018

Shtatorja e Adem Jasharit ishte vendtakim për drenicakët sot.

E arsyeja pse disa banorë të Skenderajt me rrethinë, u detyruan të zgjohen para lindjes së diellit e të tubohen në sheshin e qytetit, doli të jetë vizita e paralajmëruar e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq tek fshati Bajë të kësaj komune.

Nga këtu, ata u nisën për tek vendi i njohur si Vojtesh në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, të cilën edhe bllokuan për ta ndaluar hyrjen eskortës e presidentit serb, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Këtu, kamionët janë kryqëzuar me rrugën, bile janë bërë gati edhe turrat e druve e gomave për tu ndezur në rast nevoje.

Qytetarët, që vet u organizuan për këtë protestë, thonë që tentimi i Vuçiqit për të hyrë në Drenicë, nuk do të kaloj pa telashe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera