Lajme

Banorët e “Dardanisë” kanë ankesa në tarifat e Termokosit

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 24 May 2019

Të ftohtit e dimrit më shumë e kaloi duke ngrohur me dru.

Kështu Ismet Zeqiri veproi pavarësisht  investimit të madh  që shtëpia e tij të lidhet me ngrohtoren e kryeqytetit “Termokos” në 2017-ën .

Atë ë shfrytëzoi shumë rrallë pasi faturimi iu dyfishua pas instalimit të orëmatësve, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Madje Zeqiri pretendon se këto mjete u vendosen gabimisht në shtëpinë e tyre.

Telashe të njëjta ka edhe Metiner Rexha, i cili nga 226 sa pagoi për metër katror, fatura iu ngrit në 450 euro pas instalimit të orëmatësit .

Ai e sheh diskriminues faktin  që “Termokos”  e as ZRRE nuk përcaktoi një tarifë tjetër për konsumator shtëpiak por i barazoi me ata komercial e institucional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera