Lajme

Banorët e Arbërisë me entuziazëm të madh në mbështetje të Daut Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 09 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot është pritur në lagjen Arbëria, nga banorë të kësaj lagje të cilët me entuziazëm të madh u interesuan të dëgjojnë Haradinajn rreth planeve të tij për Prishtinën.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj u shpreh se Arbëria si asnjëherë më parë janë mobilizuar në përkrahje të programit ‘e para Prishtina’.

Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, kësaj lagje do t’i kthehet nami i dikurshëm, si njëra ndër lagjet më atraktive në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Shumë i nderuar nga pritja e Agonit, lagjja Arbëria si asnjëherë më parë të mobilizuar në përkrahje të programit ‘e para Prishtina’.

Edhe pse në mot me shi, banorët e Arbërisë me entuziazëm të madh në përkrahje të kandidatit Agon Hana si dhe vizionit tonë për Arbërinë. Me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, kësaj lagje do t’i kthehet nami i dikurshëm, si njëra ndër lagjet më atraktive në kryeqytet.

Me ekipin dhe programin që e kemi, fitorja është afër.

#eparaPrishtina
#punamarë

Të tjera