Bankat në Kosovë, atraktive për investimet e huaja
Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 27 June 2018
Tregu bankar i Kosovës, duket të jetë shumë atraktiv për investitorët e huaj. Normat e larta të kredive dhe interesi shumë i ulët për depozita, potencohen ndër arsyet kryesore pse investitorët e huaj preferojnë që kapitalin e tyre të investojnë në tregun bankar të Kosovës.
Struktura e kapitalit të huaj, në treg vazhdon të dominojë si te bankat komerciale, ashtu edhe tek institucionet mikrofinanciare.
Nga dhjetë bankat komerciale që operojnë në Kosovë, tetë nga to janë me kapital të huaj apo rreth 88 përqind të kapitalit të përgjithshëm, kurse nga 21 institucione mikrofinanciare të licencuara në Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës, 14 prej tyre janë në pronësi të huaj.
Ekspertë për çështje financiare theksojnë se konkurrenca jo e madhe në tregun bankar, normat e larta të kredive dhe fuqia e lirë punëtore, kanë bërë që kjo industri të jetë fitimprurëse për investitorët e huaj.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se edhe vlera e lartë e depozitave në bankat komerciale, me interes shumë të ulët dhe plasimi i tyre në formë të kredive me norma të larta të interesit, është arsyeja që investitorët ndërkombëtarë po investojnë në Kosovë.
“Depozitat në Kosovë i kanë tejkaluar tre miliardë euro, ato përbëjnë mbi 90 përqind të kapitalit të dhjetë bankave që operojnë në Kosovë. Interesi që paguhet për depozita është shumë i ulët, ndërkaq ende margjina në mes interesit të depozitave dhe kredive të dhëna sipas sektorëve të ndryshëm është ende lartë. Arsye tjetër është kapitali i shumtë për kokë banori që vijë nga diaspora në formë të remitencave dhe elementi tjetër çmimi shumë i lirë i fuqisë punëtore që paguajnë bankat për personelin vendor”, tha Bektashi.
Ndryshe, vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë deri më tani ka arritur në mbi tre miliardë euro, me normë mesatare të interesit 1.4 përqind.
Kurse vlera e kredive, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, ka arritur në mbi 2.5 miliardë euro, më normë të interesit 7.7 për qind.
Eksperti tjetër për çështje financiare, Milazim Abazi thotë se mungesa e konkurrencës në këtë sektor, ka bërë që kapitali i huaj të jetë i qëndrueshëm dhe fitimprurës. Ai madje dyshon se edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në vazhdimësi ka favorizuar licencimin e bankave ndërkombëtare.
“Konkurrenca jo e mjaftueshme bankare në Kosovë, pastaj vetë përgjegjësia e kosovarëve, pasi qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm ndaj detyrime ka bërë që bankat të kenë fitime të mëdha. Pasi normat e interesit për kredi ende kanë mbetur të larta, kurse kreditë joperformuese janë në nivel të ulët”, tha Abazi.
Sipas, raportit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, në tremujorin e parë të këtij viti, sektori bankar ka shënuar përmirësim të indikatorëve kyç të shëndetit financiar.
Gjatë kësaj periudhe, niveli i kredive joperformuese qëndroi në nivel prej 2.9 përqind, kurse mbulueshmëria e tyre me provizione në nivel prej 155 përqind.
Ky sektor vazhdimisht është cilësuar stabil dhe likuid.
Ndryshe, në bazë të ligjeve ekzistuese, asnjë person nuk mund të merret me veprimtari të një banke apo institucioni financiar pa licencë të vlefshme të lëshuar nga Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, pasi kjo e fundit është përgjegjëse ekskluzive për dhënien e licencave për të gjitha bankat, qoftë vendore apo ndërkombëtare.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...