Opinione

Bankat fuqizojnë shoqërinë

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 16 January 2019

Shkruan: Petrit Balija

Përveç kontributit të madh në zhvillim ekonomik përmes aktivieteve të financimit dhe shërbimeve të pagesave, institucionet bankare i kushtojnë rënëdsi të veçant edhe përgjegjësisë sociale. Përgjegjësia sociale është një koncept shumë i rëndësishëm për institucionet bankare ku gërshetohen shumë tema si të drejtat e njeriut, qeverisjakorporative, shëndeti dhe siguria, efektet mjedisore, kushtet e punës, edukimi dhe kontributi në zhvillimin ekonomik. Qëllimi parësor është të nxisë ndryshimin drejt qëndrueshmërisë së shoqërisë në të cilën vepron dhe afaron si biznes komercial.

Prandaj bankat komerciale të Kosovës vazhdimishtë janë duke investuar në mbështetje të komunitetit. Megjithëse nevojat janë të shumta dhe çdo shumë e investuar mund të duket simbolike në raport me këto nevoja, përfitimet të cilat i ka komuniteti nga investimet e bankave janë frytdhënëse dhe kanë një impakt pozitiv në shoqërinë tonë.

-Advertisement-

Setori bankar mbështet kauza dhe aktivitetet të ndryshme përfshirë ato sociale, kulturore, arsimore, sportive, shëndetësore, ambientale, etj. Fokusi kryesor i aktiviteteve më të rëndësishme të përgjegjësisë sociale të bankave në në vitin 2018 ishin si në vijim:

Mbështetja financiare për:

Klubet sportive të Kosovës,

Aktiviteteve kulturore për fëmijët me nevoja të veçanta,

Përmirësimi i infrastrukturës në institucionet shëndetësore shtetërore,

Aktivitetet edukative arsimore,

Mbledhja e fondeve per qëllime bamirëse.

Sektori bankar ka kontribuar edhe në edukim financiar përmes fushatave informuese si dhe aktiviteve sektoriale në sistemin arsimorë përmes Shoqatës së Bankave të Kosovës ku janë shënuar Java e Parasë, Dita e Kursimeve, Fushata për reduktimin e parasë së gatshme dhe informalitetit, konferenca dhe seminare, etj. Përgjegjsia sociale do të vazhdoj të mbetet prioritet e sektorit bankar edhe në të ardhmen duke rritur edhe më shumë angazhimet e përbashkëta në këtë drejtim. Shumica e bankave janë edhe anëtare të rrjetit të përgjegjësisë sociale të Kosovës CSR ku vazhdojnë të japin kontributin e tyre të rëndësishëm. Mbetet që të gjithë të angazhohemi edhe më shumë që të koordinojmë më i mirë  të gjitha aktivitetet individuale në misione dhe agjenda të përbashkëta më qëllime më të qarta dhe në bashkimin  e forcave të të gjithë akterëve të sektorit privat për të fuqizuar shoqërinë në Kosovë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera