Lajme

Banka Qendore del me njoftim, tregon se a ka rënë sistemi bankar i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 19 July 2024

Gjatë ditës së sotme është raportuar se ka rënë sistemi qendror i Bankës Qendrore të Kosovës.

Megjithtë, BQK-ja, në një njoftim të lëshuar për mediat, ka njoftuar se Sistemi Ndërbankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional.

Por sipas Bankës Qendrore të Kosovës disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet.

-Advertisement-

“Disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë. BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar”, thuhet në njoftim.

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se sistemi bankar është funksional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera