Lajme

Banka Kombëtare Tregtare dhe Peja Hill me marrëveshje bashkëpunimi për financimin e shtëpive me interes vjetor prej 3.9%

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 21 December 2018

Banka Kombëtare Tregtare dhe Peja Hill nënshkruajnë marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit për realizimin e projektit unik Peja Hill,  duke ofruar kushte të veçanta për blerjen e shtëpive për qytetarët e Kosovës dhe diasporës, në lagjene vetme në Kosovë që lidh qytetin e bukur të Pejës me Alpet Shqipëtare.

Marrëveshja mes BKT-së dhe Peja Hill mbulon fazën finale të përfundimit të projektit unik, si dhe mundësi të shumta në përzgjedhjen dhe blerjen e shtëpive, duke iu mundësuar klientëve financim me kushte të veçanta dhe me norma speciale interesi. Duke shkuar një hap më tej, BKT ofron këtë financim edhe për bashkatdhetarët, të cilët duan të investojnë në vendlindjen e tyre.

Projekti do të jetë i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 13,000 metra katror, me 52 shtëpi të rrethuara me hapsirë të gjelbër dhe mjedis të këndshëm,e rrethuar me bukuritë e bjeshkëve të Rugovës. Gërshetimi i hapësirës së mjaftueshmedhe komoditeti në banim është një nga objektivat më të rëndësishme gjatë ndërtimit të kësaj lagjeje bashkëkohore. Projektimi i banimit në lagje është i organizuar në 3 tipe të shtëpive të madhësive të ndryshme që i përshtaten kërkesave bashkëkohore të funksionit dhe estetikës.

-Advertisement-

Banka Kombëtare Tregtare ka në fokus të veçantë financimin e projekteve të ndryshme si: projektet për energjinë e ripërtëritshme, projektet e ndërtimitdhe projektet e ndryshme infrastrukturore. Përgjatë vitit 2018, BKT ka financuar shumë projekte në fushën e energjisë hidro sidhe projekte të ndërtimit. Edhe më tutje, Banka Kombëtare Tregtareështë e angazhuar për financimin e projekteve që ndikojnë nëmënyrë të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera