Banka e Anglisë: Sistemi financiar i gatshëm për një Brexit pa marrëveshje
Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 09 October 2019
Banka e Anglisë ka theksuar se sistemi financiar i Britanisë së Madhe është i përgaditur për një Brexit pa marrëveshje, ani pse paqartësitë lidhur me tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të rëndojnë aktivitetin ekonomik.
Komiteti i Politikave Financiare të Bankës së Britanisë, i cili vlerëson rreziqet financiare, tha se është bërë legjislacioni, lejet e përkohshme dhe përgatitjet e tjera nga autoritetet britanike për të “siguruar që familjet dhe bizneset do të mund të përdorin shërbimet ekzistuese dhe të reja nga institucionet financiare të BE-së”.
Megjithatë, banka paralajmëroi se pa veprime të mëtejshme nga autoritetet e BE-së, “ka mundësi për ndonjë ndërprerje të shërbimeve financiare ndërkufitare në rast të një Brexit-i pa marrëveshje”.
Po ashtu theksoi se në një Brexit të çrregullt, kërkesa për asete amerikane mund të pritet të “bjerë ndjeshëm, të zhvlerësojë sterlinën si dhe të shtrëngojë kushtet financiare të familjeve dhe bizneseve të Britanisë së Madhe.
Britania e Madhe, siç është paraparë, më 31 tetor duhet të largohet nga BE, por trazirat brenda qeverisë britanike kanë ngritur mundësinë e një shtyrje tjetër të datës së tërheqjes.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, insiston se Britania e Madhe më 31 tetor do të largohet nga BE me ose pa marrëveshje, por parlamenti britanik miratoi një ligj sipas të cilit kërkon nga ai një shtyrje të afatit nëse nuk arrihet marrëveshje./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
“Mendoja Albin Kurti babën e vet e shti n’burg me zënë n’korrupsion… e sot” – Behrami tregon çfarë bindje kishte për Kryeministrin
Analisti Artan Behrami tha se ndjehet i mashtruar sikur 51% i qytetarëve që k...
-
Alarm në Gjermani, një bom*ë 500 kilogramëshe gjendet në afër të “Mewa Arena”
Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të p...
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...