Banka Botërore nuk e mbështet ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 10 October 2018
Drejtori i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka konfirmuar sot se ky institucion nuk do të mbështesë ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.
Këto deklarime Yong Kim i ka bërë gjatë sesionit vjetor të Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë.
Lidhur me këto deklarime të presidentit të Bankës Botërore ka folur Nezir Sinani drejtor i Bank Information Center Europe me bazë në Amsterdam, një organizatë joqeveritare e cila vëzhgon punën e Banës Botërore.
“Po unë jam në takimet vjetore të Bankës Botërore në Indonezi. Sot është deklaruar president i Bankës Botërore në lidhje me ‘Kosovën e Re’. Për herë të parë publikisht. E vërtetë që Banka Botërore nuk do të përkrahë asnjë investim me qymyr dhe zyrtarisht tërhiqet prej financimit të mundshëm të ‘Kosovës së Re’, që e kanë përkrahë deri tani”, ka thënë Sinani për Gazetën Express.
Për këtë çështje Sinani thotë se i ka drejtuar edhe një pyetje Bankës Botërore se a do të investojnë në opsione tjera të energjisë së pastër.
“Unë i kam bërë një pyetje Bankës Botërore se a do të investojnë në opsionet tjera të energjisë se pastër dhe ata ma kanë konfirmuar se janë duke punuar një plan alternative për Kosovën pa dhënë detaje se di duke ai plan”, ka përfunduar ai për Gazetën Express.
Fillimisht për vendimin e Bankës Botërore për të mos përkrahur projektin ‘Kosova e Re’, kishte folur drejtori për ndryshime klimatike pranë këtij institucioni, John Roome.
Ndërkohë më pas një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenti Bankës Botërore, Jim Young Kim.
Pas këtyre deklaratave të Young Kim, kanë reaguar edhe aktivistë të shumtë për mbrojtjen e ambientit, duke e cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm.
Banka Botërore ishte planifikuar të ishte një nga investitorët në projektin e ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’. Tashmë nuk dihet se pas tërheqjes së mbështetjes nga ky institucion a do të mund të realizohet projekti i ndërtimit të këtij projekti.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...