Lajme

Banka Botërore mesazh për Qeverinë: Vaksinimi është çelësi i rimëkëmbjes

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 27 April 2021

Përshpejtimi i vaksinimit është çelësi kryesor i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe kthimit në normalitet.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Bankës Botërore për Kosovë Massimiliano Paoluci në prezantimin e Raportit Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, duke rritur imunitetin tek qytetarët përmes vaksinimit dhe duke luftuar pandeminë shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të llogarisin në përmirësim të situatës ekonomike.

-Advertisement-

Megjithatë kjo nuk duket të jetë e lehtë.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se gjatë këtij viti Kosova do të ketë rritje ekonomike pozitive dhe do të vazhdoi të rimëkëmbet, megjithatë vetëm në vitin 2022 do të kthehet në situatën që ishte para pandemisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera