Banka Botërore me 365 milionë dollarë synon krijimin e vendeve të punës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 09 May 2023
Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të Grupit të Bankës Botërore diskutoi sot Kornizën e re të Partneritetit me Vendin për Kosovën për vitet fiskale 2023-2027.
Sipas njoftimit nga Banka Botërore, kjo kornizë do të mbështesë vendin të përshpejtojë konkurrueshmërinë për krijim më të madh të vendeve të punës dhe standarde më të mira të jetesës.
“Strategjia e re për Kosovën përvijon prioritetet për angazhimin e Grupit të Bankës Botërore në vend gjatë pesë viteve të ardhshme, të cilat do të kontribuojnë në efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimit publik, më shumë vende pune formale në sektorin privat dhe rritje të qëndrueshmërisë mjedisore”, thuhet në njoftim.
Tutje, Korniza e re e Partneritetit për Vendin, synon të ofrojë program gjithëpërfshirës të Grupit të Bankës Botërore për operacionet e huadhënies dhe shërbimet këshillimore dhe analitike.
“Projektet e huadhënies nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA) do të mbështesin investimet në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, forcimin e sektorit shëndetësor, gjelbërimin dhe pastrimin e vendeve të kontaminuara, krahas reformave të politikës fiskale, konkurrueshmërisë dhe rritjes së gjelbër. Zarfi indikativ i burimeve gjatë tre viteve të para të periudhës së KPV-së arrin në 127 milionë dollarë amerikanë financim nga IDA 20 dhe ofrohet me kushte koncesionare, me ngarkesa interesi zero ose shumë të ulëta dhe periudha të gjata të shlyerjes”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.
Më tej, bëhet e ditur se në bazë të programit të përgjithshëm të kësaj kornize, do të përfshihet edhe portofoli me 11 projekte aktive të financuara nga IDA dhe Fondet e Mirëbesimit, me gjithsej 365 milionë dollarë amerikanë.
Në lidhje me këtë, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoging Yu, tha se Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin cilësor për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm.
“Strategjia e re e Grupit të Bankës Botërore mbështet aspiratën e Kosovës për të arritur këtë transformim dhe për t’u integruar plotësisht në institucionet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare”, tha ajo.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...