Banja e Istogut bëhet me qendër për të rinjtë
Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 25 February 2019
Është përuruar Qendra Rinore në Banjë të Istogut, investim ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili arrin vlerën prej 100 mijë euro.
Për të përuruar këtë qendër kishte shkuar edhe ministri i MKRS-s Kujtim Gashi, i cili qëndroi sot në Istog ku është takuar me kryetarin e kësaj komune dhe hendbollistët istogas.
Me këtë rast, ai tha se krahas përfundimit të objektit, do të përkujdesen që ta pajisin me inventarin e nevojshëm qendrën e re.
“Për mua është kënaqësi që të jem në këtë ceremoni përurimi të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Banjë të Istogut. Kap shifrën rreth 100 mijë euro, një investim i MKRS-s, kurse i siguruar toka dhe hapësira nga komuna e Istogut. Gjatë këtij përurimi, u zotuam se do ta pajisim me inventar të nevojshëm në mënyrë që të jetë tërësisht funksional, në shërbim të të rinjve, të qytetarëve dhe të banorëve, por edhe të gjithë Istogut”, ka thënë ministri Gashi.
Ndërsa kryetari i kësaj komune, Haki Rugova tha se ndjehet mirë nga vizita e ministrit Gashi, teksa tregoi se cila kishte qenë arsyeja e takimit.
“Biseduam për çështje të shumë projekteve që Istogu ka në realizim e sipër, por edhe për projekte që na presin në fazën e ardhshme. Jam i bindur që hasëm në mirëkuptim, u dhanë premtime të dyanshme që ky bashkëpunim të vazhdojë… Ky projekt u përurua, premtimi është edhe të pajiset nga ministria dhe do të vazhdojmë punimet në palestrën në Vrellë është kërkesë për stadiumin e futbollit, komuna ka një buxhet rreth 130 mijë euro dhe pjesa tjetër besoj se do të përkrahet nga qeveria dhe qëllimi është që brenda mundësive që ka ministria dhe komuna dhe do ketë bashkëpunim të mirëfilltë dhe rezultati nuk do të mungojë”, ka thënë ai.
Ministri Gashi u zotua se gjatë këtij viti do të përfundojë edhe projekti për palestrën sportive në Vrellë.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...