Lajme

Banesa e boshatisur në Drenas, pronarja e rreme në kërkim nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 28 January 2022

Pas gati 10 vitesh, në 2022 pritet të bëhet shpallja që më në fund dikush të strehohet në një banesë në Drenas.

Papastërtia e madhe është indikacion i qartë se askush s’jeton më këtu.

Përveç bërllokut, kjo banesë në Drenas karakterizohet me një histori të gjatë konfliktesh.

-Advertisement-

Ka gati një dekadë që kjo mbeti e boshatisur, pasi për hiç më shumë se 60 metra katror u derdh gjak.

Në fakt, pronën e Komunës ishte duke e shfrytëzuar polici Fadil Shishani kur organet e rendit i shkuan te dera për ta larguar, pasi Gjykata kishte vendosur se faktikisht kjo banesë i takonte Zejnepe Buzhalës.

Realisht e njëjta kishte shfrytëzuar banesën para Shishanit, porse edhe ajo ishte shfrytëzuese e përkohshme.

Sidoqoftë tek pas plagosjes së zyrtarëve policorë dhe arrestimit të Shishanit, u ngrit aktakuzë ndaj Zejnepe Buzhalës për falsifikimin e dokumenteve.

Tash gjyqësori vërtetoi se banesa në fjalë është pronë vetëm e Komunës së Drenasit.

Pas gati 10 vitesh, në 2022 pritet të bëhet shpallja që më në fund dikush të strehohet aty.

Televizioni e kishte të pamundur të kontaktonte me Zejnepe Buzhalën, e cila siç i tha Gjykatës gjendet në Angli për mjekim.

E njëjta ka urdhër arrest nga Gjykata pasi nuk u paraqit në 3 seancat e fundit në të cilën akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera