Lajme

Banda më e rrezikshme në botë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 06 August 2017

MS-13 nuk është banda e vetme që bën dhunë dhe terror nga Amerika Qendrore në SHBA: njihuni me Barrio 18. Rivalë me MS-13, Barrio 18 ka rreth 50,000 anëtarë në 20 shtete të ndryshme të SHBA-së dhe ka lidhje me drogë, vrasje, kidnapime dhe krime të tjera të dhunshme nga Amerika Qendrore deri në Kanada.

Me mijëra anëtarë të shtrirë nëpër qindra kilometra, Barrio 18 është padyshim banda më e madhe kriminale në botë, transmeton Gazeta Express. E njohur gjithashtu edhe “Rruga e 18’të”, banda i ka rrënjët e saj në Los Anxhelos që nga vitet e 60’a, kur ishte formuar nga emigrantët meksikanë. Përgjatë dekadave, kjo bandë ka rekrutuar anëtarë nga Amerika Qendrore, shpesh duke i vënë në cak fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të emigrantëve. Duke u rritur, banda u bë target i FBI-së dhe policisë, duke dërguar shumë veteranë të saj në burg.

E koordinuar me ‘klika’ të tjera në nivelin lokal, Barrio 18 besohet se nuk ka ndonjë udhëheqës të stilit ‘Kumbara’. Dhe kjo e ka bërë të vështirë për ligjin që ta zhduk këtë bandë përmes ligjeve të shantazhimit, një taktikë kjo rrëzoi shumë familje mafioze. Në disa foto të kapura në vende të ndryshme, mund t’i shihni disa prej anëtarëve të kësaj bande të rrezikshme. /Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera