Bamir Topi kujton 17 shkurtin 2008: Lagjen time e stolisa vet me flamuj kombëtarë
Autori: Gazeta inFokus
10:12 | 17 February 2018
Bamir Topi – President i Shqipërisë, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke folur në emisionin e sotëm ‘Alo Mirëmëmngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka shkëputur çaste dhe emocione nga rrjedha e orëve të shpalljes së pavarësisë. Duke sjellur këto shkëputje, ish-presidneti Topi ka thënë se 17 Shkurti 2008 ishte ora e pritur një shekull.
“Ajo ditë për mua mbetet ditë e paharruar sa të kem frymë. Unë dhe familja ime sikur i gjithë populli mezi e ksihim pritur atë moment. Moment që nuk erdhi fare kollaj. Rruga e shtëpisë time ishte dekoruar personalisht nga unë. Kam dalur me kujdes dhe e kam dekoruar me flamujë kombëtar. Ai është moment që e risolli Shqipërinë dhe shqiptarët aty ku duhet.”-kujton Bamir Topi.
Ish-presidetnti Topi çmon rolin amerikan në procesin e pavarësisë së Kosovës sikur në të gjitha proceset shqiptare në Ballkan.
“Në të gjitha takimet diplomatike, bilateral multilateral, gjithmonë Kosova. Ishte fat i jashtëzakonshëm që partneri ynë më i fuqishëm ishin SHBA-të. Kjo më hapte rrugët mua si president.”-shton më tej Topi.
Në këtë bashkëbisedë Bamir Topi ka ndarë mesazh vëllazëror për lidershipin institucional të Kosovës, duke çmuar lartë punën dhe angazhimin e tyre.
“Lidershipit institucional të Kosovës, kam një parim që të mos jap këshilla pë rata që janë të aftë ta përmbushin detyrën. Si qytetarë, si mik, si vëlla, do doja që ata mrekullinë e cila ndodhi 10 vjet më parë, ta kthejnë në energji për integrime. Ti çojnë përpara projektet që i kanë në dorë vet.”-thotë Bamir Topi – ish-president i Republikës së Shqipërisë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































