Lajme

Bamieh, pas konferencës ftohet për intervistim prokuroja Fitore Sadikaj

Autori: Islam Morina 16:58 | 16 July 2022

Ish prolurorja e EULEX-it, britanikja Maria Bamieh, menjëherë pas konferencës për shtyp, ku tha se kriminelët e vërtetë janë ende në liri. Është ftuar për intervistim nga prokurorja Fitore Sadikaj, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se ftesën e ka pranuar nga një zyrtar policor dhe se ajo është ftuar për intervistim nga prokurorja Sadikaj, nën dyshimin se ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

Bamieh ka thënë se ka njoftuar zyrtarin policor se do të bashkëpunojë me autoritetet kosovare.

-Advertisement-

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadikaj nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare. Maria Bamieh”, ka shkruar në Facebook ish prokurorja Maria Bamieh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera