Lajme

Balotazhi/ Deri sot në mesditë në KQZ kanë arritur 1.376 pako të supozuara me fletëvotime

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 09 November 2021

Procesi i votimit përmes postës është duke vazhduar për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Deri në mesditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,376 pako të supozuara me fletëvotime.

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.

Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave e kanë vetëm votuesit në të cilat do të ketë zgjedhje. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192) dhe Kllokot (10

Të tjera