Sport

Ballkani tregohet ‘arrë e fortë’ për skuadrën e Superligës së Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 27 July 2021

Ekspedita e klubit të Ballkanit gjatë ditës së hënë ka zbarkuar në Turqi, aty ku do ta kryej fazën e fundit përgatitore para fillimit të edicionit të ri, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas seancave stërvitore ekipi nga Suhareka gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Kayserisporit.

Suharekasit kanë arritur ti nxjerrin barazim 1-1 skuadrës turke, që bënë gara në Superligën e Turqisë.

-Advertisement-

Golin e vetëm për Ballkanin e realizoi sulmuesi anësor, Ermal Krasniqi, gjatë pjesës së parë të takimit.

Ekipi nga Suhareka gjatë qëndrimit në Turqi do ti zhvilloj edhe disa duele tjera miqësore për tu përgatitur sa më mirë për fillimin e Superligës së Kosovës./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera