Ballkani – Përpara me bashkëpunim ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 13 July 2017
Konferenca e Ballkanit Perëndimor e mbajtur në Trieste të mërkurën (12.07) me kancelaren Merkel e presidentin francez, Macron vlerësohet pozitivisht në mediat gjermane.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se momentalisht nuk kërcënon ndonjë rrezik nga Ballkani, por në Europën Juglindore janë rritur tensionet, prandaj ka rëndësi që BE nuk e harron Ballkanin.
“Në mesin e viteve 90-Të Europa e përjetoi një krizë refugjatësh. Ata erdhën atëherë jo përmes, por nga Ballkani. Një rrezik që kjo të përsëritet, aktualisht nuk ekziston. Por temperatura politike është rritur sërish në juglindjen e Europës.
FAZ vëren se Ballkani pas përfundimit të luftërave të Jugosllavisë u largua nga vëmendja e opinionit publik dhe politikës në Europë. “Por në këtë kohë nuk ka pasur progres. Përkundrazi: Nëse mund të flasësh sot për një transformimi politik, atëherë ai nuk merr drejtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, por atë të autoritarizmit dhe nepotizmit. Në sfondin e stanjacionit ekonomik dhe social elitat e korruptuara politike po përdorin gjithnjë e më hapur retorikën nacionaliste. Prandaj është koha e duhur që BE të merret me rajonin, përtej samiteve të tilla si ai i Ballkanit Perëndimor- që po ashtu janë të rëndësishme.”
Ndërsa gazeta tjetër gjermane “Süddeutsche Zeitung” e vë theksin te bashkëpunimi ekonomik që kërkohet të forcohet mes vendeve të Ballkanit. Kjo strategji shihet si një përgatitje për tregun e përbashkët të brendshëm europian. “Për komisionerin Hahn fragmentimi i rajonit është një pengesë. Tregtia e rajonit me BE në dhjetë vitet e shkuara është dyfishuar në një shifër 44 miliardë euro në vit, ndërkohë që ajo mes vendeve të Ballkanit qëndron në vend. ‘Këtu ka shumë potencial dhe shumë mundësi’ ështe shprehur në Trieste Johannes Hahn. Bashkëpunimi është i nevojshëm me qëllim që të ulen ‘tensionet e së shkuarës dhe ato aktuale.'” /DW/
Të tjera
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...