“Ballkani Perëndimor në rrezik”/ Truss: nëse nuk e ndalojmë, putin nis luftë me vende të tjera
Autori: Gazeta inFokus
07:47 | 21 February 2022
Kjo është hera e parë që një zyrtare kaq e lartë e diplomacisë britanike të shpreh shqetësimin për planet e Vladimir Putin dhe Rusisë dhe rrezikun që ato paraqesin për shtete të tjera lindore përveç Ukrainës, si vendet e Baltikut dhe Ballkanin Perëndimor.
Shefja e Forin Ofisit, Liz Tras, ka paralajmëruar se “ nëse ne nuk e ndalojmë Vladimir Putin tani, ai do të nisë luftën me shumë shtete të tjera”. Sipas saj “shtetet e Baltikut janë nën rrezik. Ballkani Perëndimor është në rrezik”.
Ndërkohë kryeministri Boris Johnson në një intervistë për BBC, ka deklaruar këtë të djelë se Putin është duke planfikuar luftën më të madhe në Evropë që nga 1945, duke shtuar se Kremlini tashmë ka filluar me pushtimin, ndërkohë që ka paralajmëruar sanksione që do ndalojnë Rusinë të bëjë tregti me sterlina dhe dollarë.
Johnson po ashtu shtoi se Perëndimi është duke u përgatitur të furnizojë me armë një kryengritje pas pushtimit të Ukrainës.
Sipas zyrtarëve më të lartë britanikë, Rusia ka deklaruar publikisht se kërkon krijimin e Rusisë së Madhe dhe se Putini kërkon rikthimin e gjendjes së mëparshme kur para më shumë se tre dekada, Rusia kontrollonte pjesë të mëdha të Evropës Lindore. Por pjesa më e madhe e këtyre vendeve tashmë janë ose vende të Bashkimit Evropian ose anëtarë të NATO-s, ndërkohë që në Ballkanin Perëndimor, Serbia, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk janë anëtarë të NATO-s e nëse Putin do hapte një luftë me NATO-n, me të cilin është në disavantazh të madh ushtarak, kjo për momentin është e paimagjinueshme, por jo e pamundur.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































