Ballkani Perëndimor formon tregun e përbashkët ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 13 July 2017
Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord të mërkurën për formimin e një tregu të përbashkët rajonal gjatë Samitit të Triestes.
Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh i kënaqur me rezultatet në përfundim të tij.
\”Një samit inkurajues për ecurinë europiane të rajonit dhe po ashtu për Shqipërinë, që këtë herë është e para në listën e projekteve të fituara për financim,\” tha Rama.
Sipas qeverisë shqiptare, vendi ynë ka përfituar 30% të fondeve të vëna në dispozicion për 4 projekte.
Kryeministri italian Gentiloni theksoi se këto nisma do të përmirësojnë marrëdhënien e Ballkanit me Bashkimin Europian.
\”Nuk e di nëse Samit i Triestes do të mbahet mend në historinë e rajonit, si Samiti që nisi këtë perspektivë të jashtëzakonshme, por sigurisht kjo perspektivë, ky plan veprimesh që i jep jetë një zone ekonomike, që bën bashkë tarifa, shkëmbime tregtare në një zonë prej 20 milionë banorësh është një perspektivë e jashtëzakonshme,\” theksoi Gentiloni.
Marrëveshja e propozuar nga Bashkimi Europian, pritet të jetë një zgjatim i asaj ekzistuese, Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe një gur themeli për anëtarësimin në bllok të gjatëve vendeve.
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të anëtarësohen në të njëjtën ditë në Bashkimin Europian. Disa nga këto vende u shprehen skeptike ndaj planit, pasi dyshojnë se ai mund të shtyjë integrimin e tyre në Bashkimin Europian apo ta zëvendësojë komplet këtë proces
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...