Sport

Ballkani me njoftim të rëndësishëm për garat evropiane këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 26 March 2020

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka kryer gjitha obligimet në lidhje me licencimin e ekipit për garat evropiane këtë vit.

“Duke i’u falenderuar teknologjis kemi arritur që në këto ditë izolimi te punojmë nga distanca për çështje të klubit, sikurse puna e licencimit të klubit për gara Europiane.

Përveç plasmanit sportiv i cili është i nevojshëm për t’u paraqitur në gara Europiane, është obligative që të përmbushim edhe kriteret administrative nëpër faza të përcaktuara në rregullore për licencim.

-Advertisement-

FC Ballkani deri me sot ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas rregullorës në fuqi brenda afateve ligjore”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.

Këtë vit, për licencim kanë aplikuar 9 skuadra të futbollit kosovar, kurse nga ekipet e elitës, aplikim për licencim nuk kanë bërë ekipet si: Ferizaj, Vushtrria e Dukagjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera