Sport

Ballkani me mungesë të madhe për duelin e sotëm ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 21 October 2020

Ballkani dhe Drita do të takohen sot në kuadër të javës së shtatë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra nga Suhareka gjendet në pozitën e parën në tabelë dhe padyshim që do të kërkoj fitore për të ruajtur kreun e tabelës.

Drita në anën tjetër ka zhvilluar vetëm katër xhiro deri më tani për shkak të angazhimit në garat evropiane.

-Advertisement-

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, nuk do të mund të llogarisë në shërbimin e Blendi Baftiut, i cili ka pësuar një lëndim të muskujve në sfidën me Arbërinë.

Baftiu nuk ka mundur të stërvit me grupin, kurse mungesa e tij është konfirmuar.

Dueli nisë me fillim nga ora 14:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera