Sport

Ballkani lider i ri i Superligë, këto janë fjalët e Shkëmbit pasi fitoi përballjen me Munishin

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 25 April 2021

Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin e tri pikëve për ‘portokallinjtë’ e realizoi Mevlan Zeka në minutën e 71’.

Pas ndeshje ka folur trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili ka thënë se kanë marrë tri pikë me fat dhe për meritë të portierit.

-Advertisement-

“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë. Por të rëndësishme janë tri pikë. Morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, deklaroi Shkëmbi.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani është bërë lider i ri i Superligës me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita që ka zbritur në pozitën e dytë pas humbjes nga Prishtina./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera