Sport

Ballkani fiton derbin ndaj Dritës dhe ‘blindon’ pozitën e parë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 21 October 2020

Skuadra e Ballkanit duket se e ka seriozisht titullin kampion për këtë sezon, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi nga Suhareka nuk po di të ndalet së triumfuari në këtë fillim edicioni në elitën e futbollit kosovar.

‘Portokallinjtë’ sot kanë fituar derbin ndaj Dritës me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë në kuadër të xhiros së shtatë.

-Advertisement-

Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi i ka realizuar sulmuesi në top formë, Mirlind Daku.

Daku golin e parë e shënoi në minutën e 19’, ndërsa të dytin në të 75’.

Më këto dy gola sulmuesi gjilanas ka shkuar në kuotën e 14 golave, duke u thyer çdo rekord në futbollin kosovar, pasi nuk mbahet mend që një futbollist ti këtë shënuar 14 gola në 7-të ndeshje të zhvilluara..

Drita këtë takim e luajti më një lojtar me pak që nga minuta e 23’, pasi mbrojtësi Ilir Blakçori u ndëshkua me të kuq, pas një ndërhyrje që bëri te futbollisti i Ballkanit, Mevlan Zeka.

E para Blakçori me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, për shkak të protestave të shumta në drejtim të gjyqtarit, Genc Nuza.

Pas kësaj fitoreje Ballkani ka shkuar në koten e 19 pikë, duke ‘blinduar’ kështu pozitën e parë, ndërsa Drita mbetet e treta me 10 pikë, por më dy ndeshje me pak të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera