Sport

Ballkanit dhe Llapit u takojnë sot pikët

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 30 November 2020

Kanë përfunduar edhe dy xhirot e fundit në kuadër të javës së 15-të në Supeligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani mposhti Arbërinë me rezultat 2-1.

Golat për nikoqiret i shënuan Baftiu (8’), Daku (35’), kurse për mysafiret golin e gjeti Bahtiri (40’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Ballkani vazhdon të mbaj kreun e tabelës me 35 pikë, Arbëria në vendin e shtatë me 17 pikë

Kurse në Skenderaj, Llapi arriti të gjej golin krejt në fund të sfidës, falë Arbnor Ramadanit në minutën e 89-të.

Drenicakët mbeten në vendin e gjashtë me 18 pikë, kurse llapjanët në vendin e nëntë me 11 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera