Lajme

Ballazhi pa balotazh, e ‘pensionon’ Rufki Sumën

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 17 October 2021

Komuna e Hanit te Elezit nga e hëna do ta ketë një kryetar të ri për herë të parë pas 16 viteve, shkruan Gazeta inFokus.

Mehmet Ballazhi i PDK-së edhe zyrtarisht e ka fituar komunën e Hanit të Elezit me 50,98%.

Ai e ka rrezuar nga ‘froni’ kandidatin e pavarur, Rufki Suma, i cili e drejtoi këtë komunë për plotë katër mandate.

-Advertisement-

Suma kësaj radhe ka mbetur i dyti me 42,27%, kurse i treti renditet kandidati i LVV-së, Sherif Berisha, i cili ka marrë vetëm 6,54%.

Më poshtë keni rezultatet preliminare të numërimit të 100% të votave nga KQZ./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera