Sport

“The Ball”, nesër e merr bekimin edhe të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 30 April 2018

Një eveniment special dhe domethënës do të mbahet nesër më 1 Maj në Prishtinë në bashkëorganizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung zyra ne Prishtinë, Spirit of Football (SoF) , Cross Cultural Project Association (CCPA), si The BALL 2018 Football Unites Nations (FUN) – Futbolli Bashkon Popujt, shkruan infokusi.

The Ball 2018 apo Topi ka nisur rrugëtimin më 25 Mars 2018 nga Parku Battersea, në Londër, ku edhe është zhvilluar loja e futbollit për herë të parë, dhe pastaj ka nëpër Francë, Belgjike, Gjermani, Austri, Kroaci, Bosnje, Bulgari, Kosovë, e do të vazhdojë në Greqi, Turqi, Jordan, Liban, Gjeorgji dhe do ta përfundoj rrugëtimin e vet në Rusi në kohë kur fillon Kampionati botëror në futboll si Rusia 2018 në qershor.

Ky është një projekt i madh dhe bashkëpunimi me partnerë tjerë të projektit do të sigurojë që The Ball 2018, do të le prapa një trashëgimi që do të rrisë ndikimin e Kupës së Botës përtej kufijve të shtetit mikpritës, Rusisë. Duhet theksuar se The Ball 2018, është një top i prodhuar me tregti të ndershme, i cili është prodhuar në Pakistan në nëntor të vitit 2017. Ka qenë zyrtarisht i zbuluar me 5 dhjetor të vitit 2017 nga Presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier, ku edhe është bërë personi i parë që e ka nënshkruar topin.

-Advertisement-

Nëpër të gjitha vendet ku ka rrugëtuar ky top është nënshkruar nga personalitete të njohura politike dhe sportive, ndaj në Kosovë do të marrë nënshkrimin e presidentit Fadil Vokrri, futbollistit të Kombëtares U-21 Mirlind Daku, kapitenes së Kombëtares A të femrave Edona Kryeziu dhe kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Agjenda e Ceremonisë së nënshkrimit
01 maj 2018
18.00 h Hapja e Ceremonisë në Komunën e re (Arbëri – Dragodan)
Fjalët hyrëse
• Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës,
• Frank Hantke, Friedrich-Ebert-Stiftung
• Andrew Aris, The Ball
• Fadil Vokrri, Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës
18.50 h Nënshkrimi i Topit 2018 nga futbollisti i Kombëtares U-21 të Kosovës Mirlind Daku dhe Edona Kryeziu, kapitene Kombëtares A- femrave, si dhe nga kryetari i Komunës Shpend Ahmeti dhe Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera