Balje u kërcënua me jetë: I dyshuari ka aftësi të mëdha manipulative, tani është në paraburgim
Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 27 January 2023
Pas raportimeve për kërcënime me jetë ndaj saj dhe familjes së saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e ka konfirmuar rastin. Ajo ka thënë se personi që e ka kërcënuar, me inicialet B.S, tani është në paraburgim 30-ditor.
Balje ka thënë se denoncimin në polici e ka bërë me datë 16 janar.
“Të gjithë ne që kemi sado pak popullaritet në vendin ku jetojmë, çdo herë më shpesh po duhet të ballafaqohemi me njerëz të cilët po mundohen në mënyra joetike të fitojnë pak vëmendje të publikut. Në shumë raste të tilla, nuk kam reaguar fare. Mirëpo këtë herë, përmes këtij postimi dëshiroj të bëj një sqarim për opinionin publik lidhur me një shkrim që ka qarkulluar sot në portalet tona lidhur me një rast ku unë kam qenë viktimë e kërcënimit dhe shantazhit nga personi me inicialet B.S. Me datë 16 janar 2023, unë kam raportuar një rast te organet policore dhe prokuroriale pasi që përmes telefonit jam kërcënuar për jetën time dhe të familjes time. Kërcënimi ka qenë serioz dhe është bërë me dashje të drejtëpërdrejtë nga një person me përgjegjësi të plotë penale. Rrjedhimisht me datë 17 janar 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata i ka caktuar të dyshuarit B.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje fillestare prej 30 ditëve. Sipas informacioneve që unë kam si viktimë e rastit, i dyshuari ka pranuar në tërësi fajin për veprat penale që po gjykohet”, ka shkruar Balje.
Ajo nuk ka dhënë më më shumë informacione lidhur me këtë rast, duke thënë se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se nuk dëshiron të ndikojë në asnjë formë mbi rastin.
“Unë i besoj plotësisht organeve gjyqësore në shtetin e Kosovës dhe shpresoj që drejtësia do të thotë fjalën e vet meritore për këtë rast. Më lejoni të theksoj që unë gjithmonë do të jem armik i dhunës ndaj grave në cilëndo formë që mund të shfaqet ajo. Secila grua që ka qenë viktimë e dhunës në shtetin tonë, për mua është heroinë dhe mësim që ne duhet të nxjerrim si shtet. Sa i përket rastit tim, ju konfirmoj që unë jam falenderuese për reagimin me kohë dhe korrekt të policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Megjithatë më duhet të shtoj se ky rast që më ka ndodhur mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Prandaj e shoh të rëndësishme që të gjithë ne të jemi unik kundër dhunës ndaj grave, në këtë betejë që është e secilit. Më lejoni të falenderoj sidomos mediat dhe portalet për korrektësinë që kanë treguar në rastin tim por edhe në rastet tjera të ngjashme”, ka shkruar tutje deputetja.
Përkundër raportimeve se i dyshuari pretendonte se ishte i dashuri i deputetes, ajo ka thënë se B.S është recidivist i shumëfishtë me aftësi të mëdha manipulative.
“Për shkak të shumë pyetje që më jeni parashtruar lidhur me të dyshuarin B.S., duhet të them se bëhet fjalë për një person i cili është recidivist i shumëfishtë i vepra penale edhe përkundër faktit që ai shumicën e kohës nuk qëndron në Kosovë. Në gjykimin tim, B.S. është person me aftësi të mëdha manipuluese të cilat i shfrytëzon për përfitime të ndryshme, qoftë edhe për vëmendje të publikut. Sipas vlerësimit tim, ky person në aspektin shkencor psikologjik është mjaft jostabil dhe për pasojë është shumë i rrezikshëm për viktimat që përzgjedh ai. Sidoqoftë unë dhe familja ime aktualisht kemi arritur të qetësohemi nga ky rast dhe po ndjehemi mjaft të sigurt në duart e institucioneve shtetërore”, ka shkruar deputetja.
Të tjera
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...
-
Osmani me Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenj...
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...
-
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botëror...
-
Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka f...
-
Syla ironizon me Krakun: Po na bënë nervoz neve shqipfolësve
Gazetari Valon Syla ka ironizuar me një thënie që në rrjete sociale po i atri...
-
Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike
Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e ...