Lajme

Balje: Kur hyra në Parlament nuk dija mirë shqip

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 16 June 2018

Ajo është një nga deputetet më seksi të Kuvendit të Kosovës dhe shpesh është komentuar për format dhe veshjen e saj të veçantë.

Bëhet fjalë për deputeten e Kuvendit të Kosovës Dude Bajlen, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’ ajo ka rrëfyer si i ka hyrë politikës dhe se në fillim nuk dinte mirë shqip, por më pas ka mësuar.

-Advertisement-

“Unë kam lindur në Prizren por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë kur kam hyrë në parlament. Më pas, vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me gjuhën por arrij të kuptoj. Unë flas shqip, bëj gabime, por provoj. Kam patur presion dhe dëshirë për të mësuar shqip dhe kjo ma ka bërë më të lehtë”- tha deputetja Dude Bajle.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera