Balje: Heqja e vizave për Bosnjën ndër momentet më të rëndësishme për neve si boshnjakë
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 15 October 2024
Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjes e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, vendim ky i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Kështu ka deklaruar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila tha se ky lajm e ka gëzuar sepse tashmë familjarët e tyre në Bosnje e Hercegovinë janë të lirë të udhëtojnë drejtë Kosovës.
Deputetja me kombësi boshnjake, Duda Balje shpreson që deri në janar edhe Bosnja do ta shqyrtoj mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
“Kam qenë shumë e lumtur unë mendoj se është një prej momenteve që është shumë i rëndësishëm për neve boshnjakëve. Momenti kur je i lirë për të shkuar në vendin ku jeni lindur është diçka e madhe, sepse unë e di që shumë boshnjakë që janë prej Kosovës jetojnë në Bosnje e Hercegovinë dhe kemi shumë studentë që janë atje, dhe këtë mundësi e kam përshëndetur me lumturinë më të madhe”, tha Balje.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje u shpreh se Bosnja e Hercegovina edhe përkundër obligimeve që ka me marrëveshjen e Berlinit, ende nuk ka bërë asgjë për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
“Kryeministri ka vendosur ta bëjë i pari, sepse prej anës së Bosnjës edhe me marrëveshjen e Berlinit Qeveria e Bosnje e Hercegovinës asgjë nuk ka bërë, ne kemi votuar edhe brenda Kuvendit edhe brenda Qeverisë, por ata kanë qenë në fakt pa fjalë… Për mua ka qenë jo e logjikshme qysh ne mundemi me shkua me letërnjoftim në Serbi, në një shtet që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës e jo në Bosnje e Hercegovinë. Për neve ka qenë një situatë e vështirë, por tash ne kemi hap rrugën dhe vërtetë jemi duke pritur nga Bosnja e Hercegovina të bëjë njëjtë, prej janarit me u bë e njëjtë…. Bosnja është e obliguar në bazë të marrëveshjes së Berlinit, por Bosnja ka shumë problem sepse e ka një politikë të brendshme që është shumë e komplikuar”, tha ajo.
Heqja e vizave nga ana e Bosnje e Hercegovinës është shumë e rëndësishme për popullin boshnjak në Kosovë thotë Balje.
“Për neve është e rëndësishme edhe në mënyrë emocionale, kulturore edhe ekonomike ne jemi lidhur me njerëz brenda Bosnjës edhe në aspektin e arsimit edhe në shumë aspekte të tjera. Nuk jemi shumë larg vërtet shpresoj dhe po dua të besoj që vërtetë ata kanë parë si Kosova është hapur dhe shpresoj që edhe Kosova së shpejti kanë me bërë njëjtë”, theksoi ajo.
Ndër të tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje deklaroi se brenda vitit ka shumë kërkesa për ndihmë nga bashkëkombësit e saj që jetojnë në Bosnje e Hercegovinë.
“Unë si deputete në më pak se 1 vit kam më pak se 30 kërkesa për ndihma edhe me aplikua për viza edhe me aplikua për letra me letërnjoftim, raste të vdekjes, dasma nuk kanë pas mundësi me qenë prezent në Kosovë dhe vërtetë ka qenë shumë komplekse. Edhe për viza ata kanë pas mundësi vetëm në Tiranë ose në Shkup edhe viza ka qenë shumë shtrenjtë edhe procedura ka qenë komplekse dhe unë mendoj se tash kemi bërë një hap shumë të mirë dhe besoj që edhe Bosnja ka me e bë shumë shpejt”, tha ajo.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tregoi se edhe procedurat burokratike për pajisje me vizë të Bosnje e Hercegovinës janë komplekse.
Ajo thotë se kërkohet arsye e fuqishme për të fituar të drejtën e vizës.
“Me mënyrën e reciprocitetit ne jemi të obliguar si ne edhe ata deri tani me aplikua për viza. Për me marr viza duhet me arsyetua pse dhe këtu është shumë problem me marr, mundesh me marr vizën e Bosnjës veç nëse kishe pas ndonjë takim politik, ose ndonjë rast vdekje, duhet me arsyetuar me një arsye që është shumë e fortë dhe shumë shpesh kemi marr refuzime. Unë një herë kam aplikuar me pasaportë diplomatike dhe nuk kam marr vizën shumë kanë qenë strikt dhe të forta dhe burokracia ka qenë e madhe”, theksoi ajo.
Vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës, kryeministri i Kosovës e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme në kuadër të Samitit të Berlinit.
Sipas tij vendimi erdhi si përgjigje ndaj refuzimit të entitetit të Republikës Srpska për të ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...