Lajme

Bali Muharremaj: Vizitat e krerëve të shtetit nëpër komuna të vonuara, por të mirëseardhura

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 06 April 2022

Vizitat nëpër Komuna të krerëve të shtetit, janë paksa të vonuara sipas kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, por shumë të domosdoshme.

Ai në një intervistë për Klan Kosova tha se vizitat e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nëpër Komuna, janë të nevojshme sidomos në këtë kohë, kur po përballen me telashe të shumta, sidomos karshi ngritjes së çmimeve.

Muharremaj, tha se gjatë këtyre vizitave, liderët mund të njoftohen rrënjësisht me telashet e komunave e po ashtu edhe të qytetarëve.

-Advertisement-

I pari i Suharekës në Klan Kosova, tha se do t’i pres liderët institucional, duke e respektuar hierarkinë institucionale. Njëjtë siq do të bëjë edhe me Ministrat e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera