Lajme

Bali Muharremaj ua lëshon parkingun e komunës bashkatdhetarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 23 December 2019

Festat e fundvitit në Kosovë priten më ndryshe se në shumë vende të botës.

Kjo pasi një numër i madh i kosovarëve jetojnë nëpër vende të ndryshme, e kur ofrohen festat, bashkë me to vijnë në Kosovë edhe bashkatdhetarët, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, që këto ditë t’u bëhet pritje dinjitoze, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë një vendim interesant.

-Advertisement-

Ata që vijnë nga shtetet tjera për festat e fundvitit në Kosovë, prej 23 dhjetorit, do të mund që makinat e tyre t’i parkojnë në oborrin e komunës së Suharekës.

“Urdhërohet Drejtoria për Administratë, nga data 23.12.2019 deri më 20.01.2020 të gjitha automjetet private me tabela të huaja nga bashkatdhetarët tanë, të ju lejohet hyrja dhe shfrytëzimi i parkingut në oborrin e Komunës”, thuhet në vendimin e marrë nga kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

E në rast të mos respektimit të këtij vendimi do të merren edhe masa, shkruan gazeta inFokus.

“Mos respektimi i kësaj urdhërese administrative do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes së punës dhe do të merren masa konform dispozitave ligjore dhe akteve tjera nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera