Lajme

“Balena” e rreme, hetim për telefonatën që alarmoi policinë

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 19 June 2017

Loja e rrezikshme “Balena e Kaltër” është kthyer në një lojë për njerëz që nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Një telefonatë që rezultoi mashtrim, vuri në alarm policinë dhe zjarrfikësit në Kamëz.

Telefonata kërkoi ndihmë se një fëmijë do hidhej nga kati i shtatë i një pallati, pasi ishte duke luajtur lojën “Balena e Kaltër”.

Pas verifikimeve rezultoi një shaka e hidhur dhe numri nga ishte kryer telefonata, nuk ishte më i disponueshëm.

-Advertisement-

Kujtojmë që hedhja nga lartësitë, është niveli i fundit i lojës famëkeqe, e cila ka marrë jetën e disa të rinjve, që e kanë luajtur. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit të telefonatës së rreme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera