Lajme

‘Balena e kaltër’, djaloshi 15-vjeçar filmon veten gjatë vetëvrasjes

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 13 July 2017

“Balena e kaltër” është shndërruar tashmë në terrorin e të gjithë prindërve në të gjithë botën, pasi viktima të saj bien fëmijë në moshë të pubertetit dhe gati në adoleshencë.

Viktima më e fundit është një 15-vjeçar nga Teksasi, transmeton tabloid.al.

Prindërit e Isaiah Gonzales kanë rrëfyer ngjarjen për djalin e tyre 15 vjeçar, i cili vrau veten si pjesë e lojës së çmendur në internet.

-Advertisement-

 

Jorge Ginzales po ecte drejt dhomës së të birit gjatë të shtunës në mëngjes dhe e gjeti atë të vdekur në dollapin e rrobave.

Afër tij gjendej telefoni i tij, i cili po xhironte gjithë kohës.

Prindërit besojnë se vetëvrasja e djalit të tyre ishte pjesë e lojës “Balena e kaltër”, e cila po përfshin viktima nga gjithë bota dhe konsiderohet lojë shumë e rrezikshme. Babai i viktimës së fundmi kishte lexuar një raport për këtë lojë dhe i pyeti fëmijët nëse dinin ndonjë gjë për këtë.

“Bëhej fjalë për diçka djallëzore, dhe djali im nuk mund të ishte pjesë e kësaj”, tha ai.

Isaiah i tha babit të tij që kishte dëgjuar për këtë lojë por kurrë nuk do të ishte pjesë e saj.

Por, ditën e vdekjes së tij, ata gjetën fotografi, të cilat ai u kishte dërguar shokëve të tij, gjatë niveleve të “Balenës së kaltër”, duke e treguar se fundi i saj është vetëvrasja. Ata e menduan këtë si shaka ndaj dhe nuk i treguan askujt.

Pas vdekjes së të birit, familja u bënë thirrje prindërve që të kenë sa mëshumë kujdes me fëmijët dhe lojën e rrezikshëm që u mori jetë qindra fëmijëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera