Sport

Bale, pasuesi i Ronaldos në Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 16 July 2018

Gareth Bale do të marrë detyrën sfiduese për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon si forcë shtytëse të Real Madridit pas takimit për bisedime me trajnerin e ri, Julen Lopetegui, në dy javët e fundit.

Ky vendim do ta zhgënjejë Jose Mourinhos pasi Bale është synim afatgjatë i trajnerit të Manchester Unitedit, transmeton Express.

Bale ende nuk e ka diskutuar të ardhmen me Lopeteguin, pasi është në pushime para se stërvitjet parasezonale të nisin të hënën. 29-vjeçari do të kërkojë siguri se do të bëhet titullar përsëri, pasi shumicën e sezonit të kaluar e kaloi në stol nën urdhrat e Zinedine Zidane.

-Advertisement-

Mësohet se Bale beson se Lopetegui do t’i thotë atij se është pasues i Ronaldos, i cili u shit në Juventus për 112 milionë euro këtë muaj. Nëse ndodh kështu, Bale do të mbetet në klubin që iu bashkua në vitin 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera