Shëndetësi

Bakterja vdekjeprurëse që i reziston antibiotikëve po përhapet “fshehurazi” tek njerëzit

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 26 October 2017

MRSA rezistente ndaj antibiotikëve po përhapet jashtë spitaleve, zbulojna hulumtimet e reja.

“Staphylococcus aureuz” rezistente ndaj meticillinit, i cili vret një në të pestën e individëve të infektuar, po prekë njerëzit në të gjithë Britaninë e Madhe duke shkuar pa u zbuluar në komunitete, zbuloi studimi, transmeton Indeksonline.
Megjithëse infeksioni zakonisht lidhet me spitalet, shumë të infektuar nuk janë në dijeni se ata mbajnë MRSA, e cila është pa simptomë nëse nuk hynë në qarkullimin e gjakut. Kjo u lejon atyre të përhapin bakteret kërcënuese për jetën nëpërmjet kontaktit të lëkurës me lëkurë, shton hulumtimi.
Pavarësisht nga pacientët që kontrollohen në mënyrë rutinore për bakteret pas pranimit në spital, testi është mjaft i pasaktë, gjë që po inkurajon më tej që infeksioni të përhapet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera