Lajme

Bakteri “Escherichia coli” prek spitalin e Gjilanit, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 08 August 2018

Të gjitha sallat kirurgjike në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë mbyllur. Kjo pasi që sallat operative janë prekur nga një lloj bakteri.

Burime të Gazetës Express raportojnë se sallat e spitalit në Gjilan janë mbyllur për arsye të izolimit të bakterit “Escherichia coli”, bakteri ky i cili paraqet komplikime të rënda në sistemin imunitar të njeriut.

Zakonisht ky bakteri paraqitet në zorrët e bagëtive, para së gjithash te gjedhi, delet dhe dhitë, por edhe te kafshët e egra. Përmes florës në zorrë ato mund të përfundojnë në qumështin apo mishin e kafshëve.

-Advertisement-

Doktor Ukshin Ismaili, drejtor klinik, i ka konfirmuar Expressit se sallat e operimit janë mbyllur përkohësisht.

“Sallat operative të kirurgjisë për momentin për raste elektive janë ndërprerë për arsye se nga të dhënat nga janë izoluar “Staphylococus saprophyticus”. Po presim rezultatet”, thuhet në përgjigjen e drejtorit dhënë gazetës.

Sallat do të hapen pas marrjes së analizave të bakterit./GazetaExpress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera