Lajme

Bajrami: Veriu i ka kushtuar Kosovës mbi 27 milionë euro, deri në fundvit prek 40 milionë

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 28 December 2021

Hykmete Bajrami tha se furnizimi i Veriut me Energji Elektrike i ka kushtuar KOST-it mbi 27 milionë euro dhe kjo shifër do të rritet deri në fund të vitit.

Ish-ministrja e Financave ka thënë në “Direkt”, se Kosova do ta paguaj shifrën më të lartë ndonjëherë përmes dividentës.

“Vetëm energjia e Veiut, që KOST-i e tërheq nga rrjeti i interkoneksionit evropian deri më 16 nëntor i ka kushtuar Kosovës 27.8 milionë euro. Sipas parashikimeve të KOST-it deri në përfundim të vitit për veriun bëhen shpenzime deri në 40 milionë euro”, ka thënë Hykmete Bajrami në “Direkt”.

-Advertisement-

“Është fatura më e lartë që duhet me e pagu Qeveria e Kosovës përmes dividentës së KOST-it, vetëm për komunat e veriut”, tha ndër të tjerash Bajrami.

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës është debatuar në lidhje me krizën energjetike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera