Lajme

Bajrami tregon se sa mjete janë bllokuar nga NJIF-i, prej 2.1 milionëve të Thesarit

Autori: Islam Morina 21:27 | 26 October 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se diku mbi 500 mijë euro tashmë janë bllokuar në disa xhirollogari të ndryshme shkruan Gazeta inFokus.

“Njësia e Inteligjencës Financiare, ka arritur që të bllokojë nëpër xhirollogari të ndryshme bankare nga ai 2.1 milionë euro”, ka thënë ministrja Bajrami

Ajo ka shtuar se NJIF-i i Kosovës dhe NJIF-i i Turqisë, janë duke punuar edhe për ngrirjen e një shume të konsiderueshme parash që janë transferuar atje, kurse edhe këtu janë konfiskuar dy vetura që kanë një vlerë rreth 60 mijë euro. /Gazeta inFokus/

Të tjera