Bajrami: Të gjithë maturantët do të përfshihen në shkollimin e lartë
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 14 June 2017
Mbi 30 mijë maturantë të të gjitha shkollave të mesme të Republikës së Kosovës, i janë nënshtruar të mërkurën testit të maturës.
Me këtë rast ai tha se Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat që asnjë maturant të mos mbetet pa shkollim të lartë.
Ministri me bashkëpunëtorët ka vizituar disa klasë, ku nga nxënësit është informuar se janë të kënaqur me mbarëvajtjen e procesit dhe nga të cilët, po ashtu ka marrë pohimin se pyetjet e testit janë të qarta dhe se nuk po ballafaqohen me ndonjë vështirësi.
Ai tha se Ministria e Arsimit ka marrë të gjitha masat që asnjë maturant të mos mbesë pa vazhduar shkollimin e lartë ndërsa tha se këtë vit nxënësit po refuzojnë keqbërësit në mënyrë që rezultatet të jenë sa më reale.
Bajrami: Ministria e Arsimit ka ndërmarrë të gjitha masat që asnjë maturant të mos mbetet pa vazhdim shkollimi
Video “Jam i sigurt që matura do të jetë e suksesshme dhe nxënësit do të kenë mundësi që të orientohen. Ministria e Arsimit ka ndërmarrë të gjitha masat që asnjë maturant të mos mbetet pa u përfshirë në arsimin e lartë, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat. Mund të ketë përsëri individ që do të mundohen të keqpërdorin edhe internetin dhe teknologjinë e informacionit, por iu bëjë ftesë edhe mediave që po e përcjellin maturën që të mos krijojnë gjykime në bazë të rasteve individuale sepse nga vëzhgimet që bëmë në këtë shkollë pamë se nxënësit refuzojnë keqbërësit, përdorimin e rrjeteve sociale, sepse është interes I familjeve, interes i nxënësve që të ketë një vlerësim real dhe ky vlerësim të mundësojë që të kemi një gjendje reale sa i përket arsimit”, u shpreh Bajrami duke shtuar se pas përfundimit të maturës, ai do të aprovojë konkurset për të gjitha universitetet publike.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, tha se dita e provimit të maturës është e rëndësishme jo vetëm për maturantët por edhe për mësimdhënësit që sipas saj, me rastin e këtij testimi edhe ata vlerësohen për të arriturat e tyre në mësimdhënie.
Nagavci: 3870 nxënës në Komunën e Prishtinës, sot i janë nënshtruar testit të maturës
“Në Komunën e Prishtinës, sot provimit të maturës i janë nënshtruar 3870 maturantë. Si komunë i kemi marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë sipas planifikimit dhe të ketë një proces që shkon në mënyrë të rregullt në mënyrë që të kemi edhe rezultate sa më të besueshme. Kemi pasur edhe takime me mësimdhënësit tonë që janë në komunat e tjera në mënyrë që t’iu krijohen mundësitë maturantëve që të punojnë pa presion dhe të përfundojnë suksesshëm këtë fazë të rëndësishme të mësimeve të tyre, të shkollës të mesme të lartë”, tha Nagavci.
Më tej, ajo theksoi se është shumë e kënaqur pasi që siç tha ajo, për katër vite radhazi në Komunën e Prishtinës ka pasur përmirësim të rezultatit në të gjitha nivelet, ndërsa u shpreh se edhe këtë vit pret që nxënësit të dalin të sukseshëm në testin e maturës. Maturantët vlerësohen në bazë të përgjigjeve që ata rrethojnë në testin e maturës, ndërsa rreth pyetjeve që testet përmbajnë, më së miri mund të na flasin vet ata.
Kështu, maturantë nga “American School of Kosova” kanë treguar për KosovaPress vlerësimet e tyre rreth testit të maturës të vitit 2017-të.
Për Lis Vraincën, pyetjet ishin të qarta dhe të kapshme për nxënësit ndërsa shton se procesi i testimit në përgjithësi ka shkuar shumë mirë.
Lisi: Përgjithësisht testimi ka shkuar shumë mirë
“Ishte shumë testim i mirë. Gjithçka ka shkuar shumë lehtë dhe pyetjet ishin shumë të mira dhe të sakta. Në përgjithësi ka qenë shumë mirë”, tha Lisi.
Ndërkaq, Era Cino, maturante e kësaj shkolle vlerëson se përkundër lehtësimit që iu është bërë nxënësve të ASK-së që ta kenë testin edhe në gjuhën angleze, ajo thotë se ka pasur mundësi që pyetjet në gjuhën angleze të kishin qenë të formuluara më mirë.
Era: Testi ka kaluar pa probleme
“Testi ka shkuar shumë mirë. Në klasën që kam qenë unë, nuk ka pasur ndonjë problem. Kanë qenë pyetjet e formuluara mirë por në anglisht kemi pasur pak më problem dhe në matematikë që e kemi pasur si pikë të dobët”, u shpreh ajo.
Provimi është mbajtur në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.
Pjesa e dytë e testit të maturës do të mbahet pas dy javësh.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...



































