Lajme

Bajrami: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë nga politikat e saj gjenocidale

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 04 October 2023

Serbia nuk ka ndryshuar asgjë nga politikat e saj gjenocidale dhe ka filluar të praktikojnë të njëjtat metoda që kishte zbatuar në vitet ’90-ta, fillimisht në Kroaci, për të vazhduar në Bosnjë e Hercegovinë, duke sponsorizuar grupe terroriste, duke i përgatitur, duke i ushtruar e pastaj për të krijuar një realitet faktik, tha profesori universitar, Arsim Bajrami.

E njëjta, sipas tij, është provuar të bëhet edhe në Kosovë.

“Ngjarjet e fundit, në veri të Kosovës, janë akt klasik i agresionit i cenimit të sovranitetit, një akt terrorist i përgatitur, i aranzhuar krejtësisht nga Serbia, nga niveli më i lart politik e ushtarak”, tha Arsim Bajrami,, për “Info Plus”, në RTK.

-Advertisement-

Ai, për situatën e tanishme, vlerëson se do të jetë një pikë kthese e faktorit ndërkombëtar për të pasur një pozicion të qartë ndaj Serbisë, sepse, sikundër tha ai, ajo nuk ka bërë asnjë reflektim ndaj të kaluarës së saj gjenocidale dhe ndaj Kosovës po tenton të bëjë atë çfarë ka bërë edhe në luftën e fundit ’98-’99.

Për më tepër, sipas profesor Bajramit, ngjarjet e 24 shtatorit do të ndikojë në pozicionimin apo në riformatimin  në bashkësinë ndërkombëtare në procesin e dialogut.

“Mendoj se sulmi terrorist që Serbia ndërmori ndaj Kosovës, përmes njerëzve të saj që me kohë i ka përgatitur, do të vijë një moment te rikthimi i bashkësisë ndërkombëtare te esenca e krizës në Kosovë”, theksoi Bajrami.

Profesor Bajrami më tej shtoi se do të duhej të ndryshuar korniza e dialogut, që do të mbyllte komplet konfliktin në mes Kosovës e Serbisë, do të gjente një zgjidhje që patjetër duhet ta ketë njohjen.

Sipas tij, Kosova duhet të kërkojë të kthehet në pozicionin e para dy vjetëve, ku qeveria amerikane, por edhe BE-ja kërkonin një zgjidhje finale ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër, teksa shtoi se Kosova duhet të vërë kushte në vazhdimin e dialogut, ngase, siç u shpreh ai, çfarëdo zgjidhje parciale riciklon akte të tilla terroriste.

 



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera