Bajrami: Serbia nga Marrëveshja e Ohrit e pranon plotësisht vetëm pikën për Vetëmenaxhimin
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 27 June 2023
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, në një intervistë për Diplomatic World Institute ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëveshjen e fundit të dakorduar mes palëve në Ohër.
Ambasadori Bajrami thotë se për të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e dialogut, është e qartë që pa njohje reciproke, raporti i Kosovës me Serbisë s’mund të konsiderohet i normalizuar. Diplomati kosovar thotë se njohja reciproke është ajo çfarë duhet të ndodh në fund të procesit të dialogut.
”Për të gjithë të përfshirët, është e qartë se nëse nuk ka njohje reciproke, marrëdhënia nuk mund të konsiderohet si normale. Dhe kjo – njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë – është ajo që do të duhet të vijë në fund të këtij procesi. Nuk ka rrugëdalje: përfundimi i dialogut, normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i mundur vetëm nëse ka njohje reciproke”, ka thënë Ambasadori Agron Bajrami, raporton Express.
Megjithatë ai tutje shton se ende s’janë të sigurt që Beogradi dëshiron që dialogu të përfundojë dhe të arrihet një zgjidhje afatgjate. Kur e thotë këtë, Ambasadori Bajrami shton se shihen në vazhdimësi shenja nga ana e Serbisë që nuk synon të pranojë të gjithë pikat e marrëveshjes së fundit.
Ambasadori i Kosovës thotë se Serbia e pranon plotësisht vetëm pikën në të cilën Qeveria e Kosovës zotohet për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.
“Ata e pranojnë plotësisht vetëm një pikë në të cilën qeveria e Kosovës angazhohet të sigurojë një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë. Por ata refuzojnë të pranojnë se kanë rënë dakord për pikat e tjera, siç është pika në të cilën bien dakord që të mos bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, ka shtuar tutje ambasadori Bajrami.
Ai thotë se Serbia tashmë e ka shkelë marrëveshjen e Ohrit kur ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe sipas tij Bashkimi Evropian “gabimisht po hesht” për një gjë të tillë
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...