Lajme

Bajrami: Qeveria të ju tregojë qytetarëve sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 20 October 2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria urgjentisht duhet të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve se sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit.

Sipas saj, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë dhe sipas saj, do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë.

“Derisa dje, kur në Kuvend opozita debatonte për përmirësimin e kushteve të policisë së Kosovës, debat të cilin LVV e bojkotoj, ata zgjedhën pikërisht këtë kohë që të thërrasin konferencë për medie për të folur të gjeturat e raportit të Autoritetit Rregullativ të Ujërave, duke ju referu disa herë gjendjes para dhe pas ardhjes së LVV-së në pushtet, POR janë bërë 17 orë që kur Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik doli me lajmërim: ”të gjitha lagjet e Prishtinës dhe rrethinës, respektivisht të gjithë ata që furnizohen nga Liqeni i Badovcit të mos e përdorin ujin e sistemit as për pije dhe as për gatim” DHE nuk ka asnjë reagim nga ana e Qeverisë”.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu ka pyetur se si do t’i ndihmoj Qeveria qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë ujë gjatë kësaj kohe.

“Qeveria urgjentisht të dalë me shpjegime dhe të ju tregoj qytetarëve: Sa i ndotur  është uji i Liqenit të Badovcit? Sepse pjesa me e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi me ble ujë dhe do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë. Çka po bëjnë autoritetet shtetërore për evetimin e këtij problemi?”

“Nëse ky është problem që mund të evitohet, sa do të zgjatë krejt procesi? A është i mundshëm pastrimi i Liqenit të Badovcit nga koncentrimi i manganit? Si do t’i ndihmoj Qeveria qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë ujë gjatë kësaj kohe? Qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95% e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim. Zgjohuni nga gjumi, bëni zgjidhje për qytetarët”, është shprehur ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera