Lajme

Bajrami: Pozita thirri seancë vetëm për ta bllokuar tonën

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 06 September 2018

Hykmete Bajrami, deputete nga LDK-ja, foli për dështimin e seancave për dialog që nga 4 shatori e deri më sot.

Bajrami në Express Intervistën në KTV, tha se thirrja e seancës së jashtëzakonshme nga Haradinaj, ka qenë jo e planifikuar.

“Është planifikuar kur ne si opozitë e kemi thirrur seancën. Ata e kanë thirrur vetëm për ta bllokuar tonën”, tha ajo.

-Advertisement-

Ajo e quajti situatë të ndërlikuar, situatën e tanishme që po ndodh në Kuvend.

Bajrami tha se në seancë kanë dashur të diskutojnë për dialogun me Serbinë, dhe të bëhet e qartë se s’bën të dëmtohet integriteti i Kosovës.

“Po presim të bëhen numrat, po presim që dikush nga pozita t’i thërrasë mendjes”, tha Bajrami.

“Ne si opozitë s’mundemi të votojmë pa pasur kuorum”, tha tutje, duke shtuar se kur t’u jepet rasti për ta rrëzuar këtë Qeveri, ata do ta shfrytëzojnë çdo mundësi.

Ka folur edhe për tri propozimet e kryekuvendarit Kadri Veseli. Bajrami tha se Kuvendi ka hyrë në një rrugë të pakthim dhe të gabueshme, njashtu edhe Veseli.

“Dështimi më i madh tek ne është që vet pozita nuk i ka numrat”, tha ajo.

Për takimin e nesërm të Thaçit me Vuçiqin në Bruksel, Bajrami shprehu mendimet e saj dhe të partisë nga vjen se s’ka transparencë dhe se Thaçi nuk është i mandatuar.

“Ka qenë mirë që me 4 shtator të mbahej seanca e thirrur nga opozita. Më pas, gjithçka do shkonte më mirë”, tha ajo.

Bajrami tha se LDK-ja, nuk do hezitojë të dalin në protesta.

“Nuk ka garancione që në një situatë të tillë të tensionuar të ketë protestë paqësore”, tha ajo, duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë lodhur me veprimet e liderëve.

Bajrami, vazhdoi kritika ndaj Thaçit duke thënë se ai po shkel Kushtetutën.

“Presidenti nuk ka mandat të negociojë për fatin e kufijve. Ne do ta dërgojmë Thaçin në Gjykatën Kushtetuese. Do angazhohemi të jemi në mbrojtje të Kosovës”, tha Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera