Lajme

Bajrami për Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin: Janë dy ministra në Ministri, s’ka ndodhë në historinë e qeverive

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 27 February 2024

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë dy ministra.

Ajo tha se përveç Liburn Aliut, “është edhe Durmishi”, duke aluduar për zëvendësministrin Hysen Durmishi,

Bajrami tha se Durmishi nënshkruan tenderët, gjë që s’ka ndodhur në qeveritë e kaluara.

-Advertisement-

“E ke të pamundur me e mbrojtë ministrin sepse në kabinetin e ministrisë së infrastrukturës i keni dy ministra, jo një, sepse është edhe Durmishi…Janë dy ministra, për faktin se e keni edhe një zëvendësministër i cili nënshkruan tendera që nuk ka ndodhë asnjëherë në historinë e qeverive të tjera”, tha Bajrami në Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera