Lajme

Bajrami për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Qeveria po i frikësohet drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 20 April 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, vlerëson se arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, tregon qartë politikat e Qeverisë Kurti për energjinë në Kosovë.

“Nuk ka asnjë veprim për dy vitet e qeverisjes për kapacitete energjetike pasi të gjitha këto shkojnë në funksion të importit të energjisë, që dy vjet jemi me masa emergjente të energjisë qe shkon në funksion të importit”.

“Arrestimi i drejtori të KEK-ut është maja e ajsbergut që tregon se cilat janë politikat e Qeverisjes Kurti për energjinë. Dje ne kishim prangosjen e Nagip Krasniqit që sipas raportimeve po hetohet për një tender 3.4 milionë euro që ia kishte dhënë një kompanie për vetëm gjashtë ditë negocim e i njëjti për 9 muaj nuk kishte funksionuar”, tha Bajrami.

-Advertisement-

Bajrami, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, tha se Qeveria po i frikësohet drejtësisë pas arrestimit të Krasniqit.

“Shqetësuese janë edhe reagimet e deputetëve të VV-së kundrejt organit të akuzues, pse e keni gjithë këtë frikë sa herë që organet e drejtësisë tentojnë të hetojnë skandalet? Ju po frikoheni se po mendoni që drejtësia ndahet vetëm në baza partiake, nuk ka pasur asnjëherë parti politike që në mënyrë të sinkronizuar kanë akuzuar organet e drejtësisë” u shpreh Bajrami.

Bajrami, mes tjerash, tha se LDK-ja bashkë me qytetarët nuk do ta lënë drejtësinë në duart e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas saj vetëm drejtësi nuk mund të bëjnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera