Bajrami në Forumin Botëror të Turizmit në Zvicrrë
Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 04 May 2017
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin Botëror të Turizmit në Luzern të Zvicrrës. Në këtë forum po marrin pjesë liderë global të fushës së turizmit nga institucionet shtetërore, akademike dhe nga bota e biznesit.
Në këtë forum, ministrja Bajrami foli për përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e turizmit. Ajo tha se Kosova ka shënuar përparime të shumta në zhvillimin e saj në shumë fusha, përfshirë edhe turizmin i cili ka një rritje progresive nga viti në vit. Natyrisht, sektori i turizmit ka potencial shumë të madh për zhvillim të mëtejmë, dhe Qeveria e Kosovës po punon që t’i avancojë politikat e saj karshi këtij sektori, tha Ministrja.
Ajo nënvizoi se po punohet që të fuqizohen më tutje kapacitetet institucionale në nivel qendror dhe lokal që do të shtyejnë më tej agjendën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit në vendin tonë. Po ashtu, ministrja Bajrami tha se qeveria do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Turizmit, i cili do të unsionalizohet së shpejti, duke shërbyer si një mekanizëm i rëndësishëm për qeverinë e vendit në ofrimin e ideve dhe këshillave sa i takon trendeve moderne të zhvillimit të një turizmi të qendrueshëm. Bajrami tha se Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur edhe për anëtarësim në Organizatën Botërore të Turizmit dhe i ftoi delegatët e pranishëm që ta mbështesin Repubikën e Kosovës në këtë proces i cili do t’i jepte nxitje serioze zhvillimit të turizmit kosovar si dhe integrimit të vendit tonë në hartën turistike ndërkombëtare.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Bajrami pati një sërë takimesh bilaterale me liderë ndërkombëtarë të industrisë së turizmit, siç ishte takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai si dhe me përfaqësuesë të qeverive të ndryshme dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare në fushën e turizmit./INFOKUSI
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...