Lajme

Bajrami me një përshkrim për “1 shtatorin e Qeverisë Kurti II”: Ky popull s’do t’i durojë gjatë

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 01 September 2022

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se veprimet e fundit të Qeverisë nuk i duron populli.

Bajrami shkroi të mërkurën mbrëma në Facebook se ministri i Financave, Hekuran Murati ua ndali pagat mësimdhënëzve dhe zyrtarëve tjerë grevistë në një gjendje të rëndë.

“Kryeministri, Ministrat dhe e gjithë partia në pushtet duhet ta dijnë se ky popull nuk do t’i durojë gjatë dhe uroj që ndëshkimi i kësaj Qeverie të ndodhë përmes votës”, shkroi Bajrami.

-Advertisement-

Postimi i plotë i deputetes:

1 shtatori i Qeverisë Kurti II

Nën presionin e reduktimeve të energjisë elektrike, shumë qytetarë janë në hall se si do t’ia bëjnë me ngrohjen gjatë dimrit që po troket në derë. Në këtë gjendje të rëndë çohet Ministri i Financave i Qeverisë së “shpresës” dhe ua ndalë pagat mësimdhënësve dhe zyrtarëve tjerë grevistë.

Këto veprime nuk i duron ky popull dhe shpejt kësaj arrogance të Qeverisë do t’i vijë fundi nga njerëzit e këtij vendi.

Ky Ministër i Financave ua ka mbushur llogaritë Kryeministrit dhe gjithë ministrave dhe kabineteve politike. Asnjërit prej tyre nuk ia ka ndalë pagën pavarësisht se një pjesë e kabinetit qeveritar po vazhdon të mos bëjë asnjë punë.

Ministri i Financave dhe ministra të tjerë sot ka bërë thirrje që prindërit duhet t’i çojnë fëmijët në shkollë përderisa një pjesë e mësimdhënësve janë në grevë.

Kush do të japë llogari që nesër nuk mbahet mësim, nëse nxënësit nuk mbajnë mësim pse duhet të shkojnë në shkollë. Ku do të qendrojnë fëmijet gjatë orëve që nuk mbahen. Prindërit nesër duhet t’i çojnë fëmijet e tyre në shkollë, maltretohen dhe detyrohen të kthehen në shtëpi bashkë me fëmijët e tyre?

Në anën tjetër, grevistët dhe përgjegjësit e shkollave sot kanë dërguar njoftime tek prindërit se greva vazhdon dhe mësimi nuk fillon më 1 shtator.

Kryeministri, Ministrat dhe e gjithë partia në pushtet duhet ta dijnë se ky popull nuk do t’i durojë gjatë dhe uroj që ndëshkimi i kësaj Qeverie të ndodhë përmes votës.

Ky popull, këta mësimdhënës, këta njerëz të këtij vendi kanë ditur t’iu bëjnë ballë situatave edhe më të rënda në vitet e 90-ta.

Kryeministër, mos e testo durimin e këtij populli. Se pastaj pasojat do t’i bartim të gjithë e jo veç partia në pushtet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera