Lajme

Bajrami: Mbyllja totale do të ishte me pasoja katastrofale për bizneset

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 14 October 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur për rimëkëmbjen ekonomike dhe ndihmën ndaj bizneseve. E pyetur se si do të ndikonte një mbyllje totale për herë të dytë, nëse rastet me koronavirus do të shtohen, Bajrami tha se kjo do të shkaktonte pasoja të mëdha për bizneset.

“Kjo ndikon shumë keq, por jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ne jemi ekonomi e vogël nga struktura…Një mbyllje tjetër totale do të ishte me pasoja katastrofale për ekonominë. Por nëse institucionet shëndetësore do të rekomandonin diçka të tillë, kjo nuk mund të injorohet as nga kryeministri as nga të tjerët”, ka thënë Bajrami në T7.

Bajrami ka folur edhe për vaksinën anti-covid, për të cilën tha se institucionet kosovare do ta sigurojnë atë në bashkëpunim me Bankën Botërore.

-Advertisement-

“Vaksina sigurisht se do të kushtojë shtrenjtë, por përmes Bankës botëerore do ta marrim me kredi dhe s’do ta kemi problemin e kostos”, ka deklaruar Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera